KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit
Bekë Berisha sot është zgjedhur Kryetar i KB Prishtinës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Zgjedhor.
KB Prishtina ka njoftuar se Kuvendi u zhvillua në përputhje me Statutin e klubit dhe me prezencën e shumicës së delegatëve të Kuvendit, pas kërkesës së tifo grupit ”Plisat”, shkruan IndeksOnline.
Në njoftim thuhet se fillimisht është votuar për dorëheqjen e kryetarit aktual, Blerand Stavileci, e pastaj shumicë absolute votash u propozua dhe u votua z. Bekë Berisha për kryetar të ri të klubit.
Postimi i plotë:
Të nderuar adhurues të klubit,
Sipas premtimit paraprak, bazuar në rrethanat aktuale dhe kërkesën e tifogrupit Plisat dhe për hir të interesit të tifozërisë, sonte është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i klubit. Kuvendi u zhvillua në përputhje me Statutin e klubit dhe me prezencën e shumicës së delegatëve të Kuvendit.
Në këtë mbledhje u votua për dorëheqjen e kryetarit aktual, si dhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit.
Me shumicë absolute votash u propozua dhe u votua z. Bekë Berisha për kryetar të ri të klubit.
Z. Bekë Berisha, një emër i njohur dhe me kontribut të rëndësishëm në fusha të ndryshme në mbarë vendin dhe në kryeqytet, e pranoi detyrën me përgjegjësi të plotë, duke premtuar se klubi më i trofeshëm në vend do të rikthejë primatin e tij si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare./IndeksOnline/

