75 Mall Live Search
14:41 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / C E

KB Prishtina me urim special për Granit Rugovën

Granit Rugova është emëruar Drejtor në Drejtorinë e Sportit në Komunën e Prishtinës.

Ish-kapiteni i KB Prishtinës, i cili ishte edhe kandidat për asamblist nga radhët e PDK-së do të drejtoj drejtorinë e profesionit që e njeh më së miri.

KB Prishtina përmes rrjeteve sociale ka bërë një urim të veçantë për Granitin.

Ky është njoftimi i tyre:

Një fëmijë i Prishtinës, duke kaluar në të gjitha grupmoshat e akademisë tonë – lojtari që mbanë rekordin e më së shumti pikë në një ndeshje në Kosovë, ish kapiteni i klubit, Granit Rugova është Drejtori i ri për Sport në Komunën e Prishtinës.

KB Sigal Prishtina i uron Granitit suksese në detyrën e re!

#Rugova9
#HajdePrishtinë