22:21 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

KB Prishtina nuk e arrin fitoren, mposhtet në Ligën e Kampionëve

KB Prishtina ka luajtur me Legia Warszawa për Ligën e Kampionëve në Basketboll.

Fituesi në këtë ndeshje është përcaktuar vetëm pas dy vazhdimeve, pasi në kohën e rregullt Prishtina fitoi me rezultatin 69:67.

Rezultati ishte shumë i afërt, mirëpo Prishtina nuk arriti ta fitoj ndeshjen duke përfunduar kështu ndeshja me rezultatin 85:83, në favor të Legia Warszawa.

Drew Brandon me 21 pikë dhe Filip Matczak me 17 ishin më të merituarit për fitoren e vendësve, derisa te Prishtina më efikasi ishte Divine Myles me 26 pikë, i pasuar nga Mikaile Tmusic me 17 e Dardan Berisha me 14 pikë.

Skuadrës nga kryeqyteti ju është dashur që të fitojnë me të paktën dy pikë në epërsi për të kaluar në roundin tjetër në këto gara./Indeksonline/.