75 Mall Live Search
15:18 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

KB Prishtina pa trajner, Loci ndërron pozitë në klub

Klubi Basketbollistik i Prishtinës ka njoftuar se trajneri i deri tanishëm Bujar Loci nuk do ta ketë më këtë pozitë.

Ky klub e ka falënderuar atë për sukseset e arritura në këtë vit, pasi që ka arritur ta bëjë Prishtinën kampion vjeshtor e po ashtu ta fitoj Super Kupen dhe e ka udhëhequr në mënyrë dinjitoze këtë skuadër.

Sipas njoftimit të këtij klubi Bujar Loci nga tani do të jetë në pozitën e ndihmës trajnerit të parë./Indeksonline/.