21:01 / E Premte, 14 Korrik 2023 / Gj. Sh

KB Prishtina prezanton logon e re – shqiponjë dy krenare

Klubi më i trofeshëm i basketbollit kosovar, Prishtina ka prezantruar logon e re.

Kryetari i KB Prishtinës, Blerand Stavileci ishte ai i cili e ka publikuar logon e re të klubi, shkruan IndeksOnline.

Logo e re i ngjan simbolit të popullit shqiptar, në formën e Shqiponjës dy krenare, ndërsa në krye është edhe plisi i bardhë.

“Prishtina e ka meritu këtë superstemë, shumë simbolike e domethanëse, e punume me zemër dhe kreativitet maksimal.

Që 30 vjet e kam andrru, e sot koka e ndritun e Valdetit dhe durt e tina t’arta na e qëndisën n’mënyrën ma t’mirë t’mundshme.

Lezet me pa e edhe ma mburrje me lujt me ni fanellë t’Prishtinës kur kjo stampohet n’zemër.”, ka shkruar Stavileci në Facebook./InedeksOnline/