22:01 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

KB Rahoveci me njoftim rreth shitjes së biletave për finalen e Kupës së Kosovës

Nesër në Rahovec do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në Basketboll në mes Golden Eagle Yllit dhe KB Peja.

E për këtë ndeshje ka shkruar klubi i Rahovecit të cilët kanë treguar për ecurinë e shitjes së biletave.

Sipas tyre biletat do të dalin në shitje nesër nga ora 09:00, kurse sipas dakordimeve pjesa lindore e palestrës do t’u takoj tifozëve të Rahovecit./Indeksonline/.