KB Rahoveci në bashkëpunim me Policinë, merr vendime të reja në lidhje me hyrjen në palestër

Klubi basketbollistik, KB Rahoveci ka treguar që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur të marrin vendime të reja, për shkak që të ketë situatë më të qetë gjatë ndeshjeve.
Sipas këtij njoftimi vendimet që janë marrë janë, ndalimi i fëmijëve të hyjnë në palestër pa përcjelljen e prindërve.
Pastaj ndalimi i parkimit për vetura në pjesën e prapme të palestrës me përjashtim të veturave zyrtare të klubeve pjesëmarrëse dhe FBK-së.
Po ashtu ky klub ka treguar që pjesa rreth palestrës nuk duhet të bllokohet për arsye që i nevojitet Policisë për aspektin organizativ./Indeksonline/.