75 Mall Live Search
15:44 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

KB Rahoveci transferon super talentin (Foto)

Ekipi basketbollistik i qytetit të Rahovecit gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e super talentit pejan, Ron Ukaj, shkruan Indeksonline.

17 vjeçari ishte pjesë e kombëtares së Kosovës për grup moshat u18, ku u shpallën Kampionë të Evropës në divizionin ‘C’ . Ukaj ishte ‘MVP’ i atij divizioni.

Rahoveci duket se do te jetë kandidat shumë serioz për titullin e kampionit, pasi që së fundmi kanë transferuar amerikanin James Stanback dhe lojtarin Kosovar Ron Grapci.  Së shpejti do ta kenë edhe palestrën e tyre, ku më në fund do të mund t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në Rahovec. /Indeksonline/