KB Trepça fiton Kupën e Kosovës
Skuadra e KB Trepçës ka shënuar fitore ndaj KB Bashkimit në finalen e Kupës së Kosovës.
Ekipi nga Mitrovica shënoi fitore me rezultatin 91:72, shkruan Indeksonline

Më i miri në fushë për ekipin e Trepçës ishte Amzil që realizoi 22 pikë.
Kurse për Bashkimin më i miri në fushë ishte Zeqiri me 19 pikë të shënuara.
Kujtojmë që kjo ndeshje u zhvillua në Rahovec./Indeksonline/

