12:11 / E Martë, 23 Maj 2023 / S Z

KB Trepça zyrtarizon Adis Beçiragiq si trajner

Klubi basketbollistik Trepça ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për Adis Beçiragiq i cili nga sezoni i ardhshëm do të udhëheq me KB Trepçën.

Beçiragiq është gjithashtu edhe selektor i kombëtares së Bosnjë dhe Hercegovinës në basketboll.

Postimi i plotë:

Mirë se vjen Adis Bećiragić 

Të nderuar tifozë.

Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë që Adis Bećiragić është trajner i ri i skuadrës sonë. Bećiragić është trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë i suksesshëm. Është edhe pëzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës.

Mirë së vjen në familjen gjelbër e zi, z.Bećiragić