19:58 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / Gj. Sh

KB Trepça zyrtarizon trajnerin e ri

KB Trepça ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës.

tash e tutje, klubi nga Mitrovica do të udhëhiqet nga trajneri Alek Joncevski,, dhe është zyrtarizuar përmes faqes zyrtare të klubit, transmeton IndeksOnline.

”Mirë se vjen Alek Joncevski Selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i skuadrës sonë.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Njoftimi i plotë:

Mirë se vjen Alek Joncevski Selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i skuadrës sonë. Marrëveshja me trajnerin e suksesshëm është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën.Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë.Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016. Përvojën e gjatë dhe të suksesshme, Joncevski tani e vë në shërbim të skuadrës sonë, të TREPÇËS së madhe. E mirëpresim dhe i urojmë punë të suksesshme me skuadrën tonë e tuajën/IndeksOnline/