KBF Bashkimi fiton Kupën e Kosovës për të pestin vit radhazi
Klubi Basketbollistik i femrave, Bashkimi është fituese e Kupës së Kosovës për sezonin 2025/26.
Në finalen e madhe, e cila u zhvillua në palestrën ”Sezai Surroi” në prizren, KBF Bashkimi e mposhti skuadrën e KBF Pejës.
Ky është titulli i pestë radhazi në Kupën e Kosovës për skuadrën prizrenase./IndeksOnline/

