75 Mall Live Search
12:10 / E Premte, 22 Korrik 2022 / OSH

KBI dënon fuqishëm sulmin ndaj imamit Zeqir Berisha

Zeqir ef Berisha, imam pranë KBI-Podujevë, është sulmuar rëndë mbrëmë nga disa persona, brenda ambienteve të xhamisë ku shërben si imam.

Me këtë rast, Këshill i Bashkësisë Islame në Podujevë e dënojnë fuqishëm sulmin qyqarë ndaj tij ndërsa ftojnë organet e rendit që kryerësit e këtij akti të pa pranueshëm t’i vënë para drejtësisë.

Lidhur me rastin, KBI sot do të mbaj mbledhje të jashtëzakonshme.

“Ftesë për disa medie:Informoni drejtë opinionin dhe mos shtrembëroni deklaratat e zyrtarëve të KBI, gjoja se organet e sigurisë e kanë neglizhuar rastin!KBI beson fuqishëm se policia jonë është duke e kryer detyrën ashtu siç është më së miri dhe se në mes dy institucioneve ka koordinim në nivelin më të lartë të mundshëm”.