“Kcejna mbi tavolina”, kështu i gëzohet Morena ditëlindjes së 27-të

Izolimi dhe mbyllja në karantinë nuk e ka penguar Morena Tarakun që të ketë një ditëlindje të paharruar.
Ish-Missi e cila prej kohësh ka filluar një karrierë muzikore ka festuar brenda shtëpisë së saj luksoze në Stamboll, ndërsa nuk munguan urimet e shumta dhe dhurata e kushtueshme që ajo pa hezitimi i tregoj në Instagram, shkruan Indeksonline.
Por, në një video që ka ndarë së fundi, Morena shihet mbi tavolinë duke vallëzuar në veshje të ngushta që theksonin format e saj seksi të trupit.
“Kur Heidi mbush 27 vjet”, ka shkruar Morena sipër videos teksa bën lëvizje provokuese.
Ndryshe, ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor./Indeksonline/