75 Mall Live Search
14:09 / E Enjte, 11 Maj 2023 / LB

KDI: Aktgjykimi i Kushtetueses të jetë baza për hartimin e statutit të Asociacionit

Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) e konsideron të papranueshëm çdo model të Asociacionit të prezantuar në dialog që bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Sipas KDI-së, çdo veprim për themelimin e tij duhet të ketë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zbatimin e parimit të kushtetutshmërisë.

“Pas propozimeve mbi draft-statutin dhe diskutimeve mbi rregullimet alternative të Asociacionit, i rikujtojmë Qeverisë së Kosovës që të gjitha veprimet për themelimin e Asociacionit duhet të kenë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zbatimin e parimit të kushtetutshmërisë”, thuhet ndër të tjera në një reagim të KDI-së.