15:10 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

KDI: PZAP vlerëson se rekomandimet e Zyrë për certifikim të të gjitha listave është në kundërshtim me ligjin

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka komentuar vendimin e PZAP-së në lidhje me listat zgjedhore dhe atë se a duhet të certifikone ato lista.

Ai ka thënë se sipas vendimeve të PZAP-së, KQZ-ja ka shkelur ligjin kur nuk i ka certifikuar kandidatët, që nuk kanë probleme me papërshtatshmërinë juridike për të garuar.

Po ashtu Cakolli ka bërë të ditur se PZAP-ja ka vlerësuar se rekomandimi i Zyrës për certifikim të të gjitha listave të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre është kundërshtim me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, ligjin për procedurën kontestimore si dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.