Kë do ta gëzoni këtë festë të Bajramit?

Përveç me organizimin e prerjes së Kurbanit, Islamic Relief Kosova po realizon edhe kampanja të tjera, qëllimi i të cilave është që festën e Bajramit t’ua bëjmë të lumtur familjeve në nevojë.
- -Për çdo fëmijë, tradita e blerjes së rrobave të Bajramit ka qenë ndër gëzimet më të mëdha. Shumë jetimë nuk e përjetojnë këtë ndjenjë, ngase mungesa e kryefamiliarit i privon nga këto gjëra. Andaj, duke dhuruar 30 euro ju mund të ja mundësoni që një jetimë t’I blejë rrobat e Bajramit.
- -Ëmbëlsirat gjatë kësaj feste nuk mungojnë në sofrat tona. Një ëmbëlsirë e cila kushton 15 euro, do ju dërgohet 1700 familjeve me jetimë të regjistruar në organizatën tonë, që edhe ata ta përjetojnë këtë ditë gëzimi sikur të gjithë ne.
- -Dhurata e Bajramit, është ndër më të dashurat për këta fëmijë. Cdo vit, në prag të kësaj feste ne ju dërgojmë dhurata këtyre fëmijëve. Vlera simbolike prej 10 euro ja siguron një fëmije një dhuratë të tillë.
A do e gëzosh edhe ti dikë këtë festë? Bashkohu me misionin e Islamic Relief Kosova
Mënyrat e dhurimit të donacioneve:
WEBSITE: islamicreliefkosova.org/donation
Xhirollogaria në NLB: 1708200008014285 Emri I përfituesit: Islamic Relief
Zyret tona në qytetin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Pejës, Gjilanit dhe Vushtrisë
Kontakt: 049 809 448