10:15 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

KE gati për të ndihmuar Greqinë pas përmbytjeve

Komisioni Euvropian është gati të ofrojë çdo lloj ndihme për Greqinë pas përmbytjeve shkatërruese në Atikën perëndimore, tha Presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker.

“Me hidhërim, morra vesh se shumë njerëz humbën jetën dhe të dashurit e tyre në përmbytjet vdekjeprurëse që goditën një të katërtën e Greqisë, tha ai në një deklaratë, duke shtuar se në emër të të gjithë KE-së donte të shprehte solidaritetin me popullin dhe zyrtarët grekë.

Vërshimet që ndodhën në këtë vend pas shirave të mëdha kanë lënë 15 persona të vdeku.