Kean mund të kthehet në Serie A, por jo te Juventus
Skuadra angleze Everton ka vendosur të mos e shesë sulmuesin Moise Kean, në afatin dimëror.
Kean është transferuar te Everton në afatin veror nga Juventus, mirëpo nuk ka arritur të tregojë aq sa është pritur.
Por 19-vjeçari është i lidhur me një rikthim në Serie A, me Romën të interesuar për shërbimet e tij.
Përveç Romës, interesim po shfaq edhe Milan nga liga italiane, që po përcjellë gjendjen e sulmuesit.
Kean këtë sezon ka bërë nëntë paraqitje në Premier Ligë, mirëpo ende nuk arritur të gjejë rrugën drejt golit.
/Indeksonline/