11:40 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020

Keanu Reeves paraqitet përkrah partneres, për herë të parë që kur dolën në publikisht 3 muaj më parë

Keanu Reeves është parë me të dashurën e tij, Alexandra Grant në San Francisko të enjten në mbrëmje.

Kjo është hera e parë që aktori 55-vjeçar dhe piktorja 46-vjeçare janë parë së bashku që kur dolën në publik me lidhjen e tyre në nëntor ndërsa mbanin duart në LACMA Art + Film Gala në Los Angeles, transmeton Indeksonline.

Ata po largoheshin nga hoteli Omni të rrethuar nga tifozët që i shikonin dhe fotografonin çiftin.

Keanu ka qenë në qytetin verior të Kalifornisë për të xhiruar filmin e tij Matrix 4 i cili do të dalë në treg në vitin 2021.

Qysh kur Reeves dhe Grant dolën në publik në nëntor, ka pasur shumë spekulime se kur filluan së pari të takoheshin

Grant është një artiste dhe filantrope e lindur në Ohio, Alexandra ka punuar në arte që prej diplomimit në Kolegjin Swarthmore në 1994 me një BA në histori dhe art në studio.

Alexandra dhe Keanu kanë një histori ndër vite, duke bashkëpunuar së pari në një libër me fotografi për të rritur, Ode to Lappiness, në 201./Indeksonline/

Mos i humb