75 Mall Live Search
10:15 / E Premte, 27 Tetor 2023 / L K

Kearns: Radoiçiq ende i lirë në Serbi, familja e Afrim Bunjakut meriton drejtësi

Deputetja Britanike, Alicia Kearns, ka bëre një reagim në rrjetin social “X”, ku ka thënë se kanë kaluar më shumë se një muaj që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit dhe se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka pranuar fajësinë.

Ajo tha se asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit.

Kearns gjithashtu bëri te ditur se ka takuar familjen e heroit Afrim Bunjaku dhe kërkoj drejtësi për ta, shkruan IndeksOnline.

“Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi.
Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi.
Pa asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit.
Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut – ata e meritojnë drejtësinë”, ka shkruar Kearns në “Twitter”, përcjell IndeksOnline.