Keçi, fajin ua lë gjyqtarëve për humbjen ndaj Dritës

Ka përfunduar takimi ndërmjet Llapit dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita mposhti Llapin pas një rikthimi të fuqishëm në pjesën e dytë, duke vendosur rezultatin në 1:2, shkruan IndeksOnline
Edhe pse të parët shënuan vendasit përmes Valmir Veliut në minutën e 8’të të takimit, pjesa e dytë i takoi plotësisht Dritës, pasi me Ajzerajn dhe autogolin nga Januzi vulosën fitoren për skuadrën e tyre.
Pas ndeshjes foli edhe asistenti i teknikut Batatina, Sunajd Keçi, i cili akuzoi rëndë gjyqtarët e takimit për referim jo të drejtë sot ndaj Dritës.
“Drita i kishte edhe referët me veti, nuk kishim forcë ne ndaj 13 lojtarëve të luajmë, kryesit e klubeve duhet të merren mada sepse kjo çfarë ndodhi sot është marre dhe padrejtësi e madhe për klubin futbollistik Llapi”, tha Keçi pas ndeshjes për “Sporti-Artmotion”.