Keçi: Flamurtarin nuk e mposhti Drenica, ne e mposhtëm vetën

Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme si vendas, pasi mposhti 3:1, Flamurtarin e Prishtinës.
Dy gola të Shillovës në pjesën e parë, dhe një i Hysenit në pjesën e dytë, ishin të mjaftueshëm për fitoren e parë të drenicasve në pranverë.
Pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi, u ankua në ndeshjet e shumta brenda pak ditësh në futbollin kosovar.
“Sot nuk merituam më shumë, loja u humb herët pasi mposhtëm vetveten. Flamurtarin, nuk po e mund Drenica apo Gjilani, por ne pe mposhtim vetveten.
Katër ditë dy ndeshje është shumë e vështirë, dhe prapë luajmë të hënën, ku është shumë e vështirë të luajmë tri ndeshje brenda këtyre ditësh, pasi vjen deri të lëndimi i lojtarëve për arsye të terreneve të vështira në futbollin tonë”, tha Keçi për SSK.
Me fitore, Drenica, tashmë kalon në pozitën e shtatë në tabelë me 27 pikë, e Flamurtari zbret dy pozita më poshtë, në zonën e kuqe, që dërgon në Ligën e Parë.