75 Mall Live Search
21:51 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / SH F

KEDS dhe Policia kapin në flagrancë disa biznese duke vjedhur rrymën

Me asistencë të njësisë speciale të Policisë, punëtorët e KEDS-it, të premten destinacion patën Gjakovën. Ata ndërmorën aksion ndaj disa bizneseve të cilat dyshoheshin për keqpërdorim të energjisë elektrike.

Ekipet e KEDS-it, pas kontrolleve në dy vende, nuk hasën në keqpërdorues të energjisë elektrike, edhe pse gjatë aksionit kishte përplasje verbale mes tyre dhe pronarëve të bizneseve.

Por, pas inspektimit në një auto-larje, punëtorët e KEDS-it vërejtën se energjia elektrike po keqpërdorej.

Ndaj personave përgjegjës u morën masat sipas procedurave ligjore.

“Pronari i kësaj autolarje ka bërë ndërhyrje te bllomba, duke e dëmtuar atë, gjë e cila paraqet vepër penale dhe njëkohësisht i njëjti është zënë në flagrancë duke bërë keqpërdorim të energjisë elektrike. Ndaj të njëjtit ekipet tona janë duke vazhduar ndërmarrjen e masave respektive, në këtë rast shqiptimit e gjobës mandatore, shkyçjen nga rrjeti distrubutiv dhe njëkohësisht përcjelljen e kësaj lënde për trajtim të mëtutjeshëm në gjykatë”, ka theksuar Adlum Ramadani- zëdhënës i KEDS-it.

Aksionet e tilla po zhvillohen për të parandaluar çdo keqpërdorim të rrymës, meqë Kosova në anën tjetër është duke u përballur me krizë energjetike.