75 Mall Live Search
11:22 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

KEDS-i lë qytetarët pa rrymë për Bajram, disa fshatra të Podujëves që 6 orë ‘në terr’

Qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës kanë shprehur indinjatën, për mungesën e energjisë elektrikë pikërisht në festën e Kurban Bajramit.

Indeksonline kupton se fshatërat e Podujevës, Llapashticë dhe Gllamnik nuk kanë rrymë që 6 orë.

E njejtë është situata edhe në Komunën e Dragashit, ku shumë shtëpi janë në terr që disa orë. /Indeksonline/