75 Mall Live Search
14:38 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / H F

KEDS-i nis zbatimin e vendimit të ZRRE-së për bizneset që janë subjekt i liberalizimit të tregut të energjisë

Sipas nenit 39 të Ligjit për energjinë elektrike (nr. 05/L-085) dhe Rregullës për furnizuesin e mundësisë së fundit (FMF- KEK), shërbimi i FMF-së është i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh. Pas përfundimit të kësaj periudhe, në mungesë të një kontrate të rregullt furnizimi, dhe në përputhje me Nenin 8 të Rregullës për ndërrimin e furnizuesit, vazhdimi i furnizimit me energji elektrike nuk lejohet ligjërisht dhe për të ruajtur integritetin e sistemit energjetik, është e nevojshme të bëhet shkyçja.

Bazuar në këto obligime ligjore të përmendura më lart, KEDS-i nesër, më 31.07.2025, është i obliguar të shkyçë nga rrjeti të gjithë konsumatorët që aktualisht nuk kanë një marrëveshje të rregullt furnizimi me një furnizues aktivë.

KEDS-i rikujton se ky proces është pjesë e reformave për liberalizimin e tregut të energjisë dhe është i përcaktuar nga autoriteti rregullator. Ne inkurajojmë bizneset që ende nuk kanë ndërmarrë këtë hap të kontaktojnë sa më parë furnizuesit e licencuar nga ZRRE-ja për të përmbushur obligimet e tyre.

KEDS-i, si operator i sistemit të shpërndarjes nuk ka ndonjë kompetencë furnizuese, por ka vetëm rolin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe si kompani e rregulluar është e obliguar t’i zbatojë të gjitha vendimet e ZRRE-së.