75 Mall Live Search
20:02 / E Martë, 31 Dhjetor 2024 / H F

KEDS: Një pjesë e Istogut dhe fshatrave përreth aktualisht pa rrymë

Kompania e Distribuimit me Energji Elektrike ka bërë të ditur se një pjesë e Istogut dhe fshatrave përreth aktualisht janë pa energji elektrike.

Sipas KEDS-it, shkaku i mungesës së energjisë elektrike në ato zona është dalja jashtë funksionit të largpërçuesit “Gurrakoci 35kV”.

“Largpërçuesi Gurrakoci 35kV aktualisht është jashtë funksionit, shkaku i një prishjeje, duke afektuar një numër të caktuar të konsumatorëve të Istogut dhe disa fshatrave përreth”, thuhet në njoftim.

Më tej, KEDS-i tha se ekipet e tyre ndodhen në terren për të eliminuar prishjen dhe “besojmë shumë shpejt do të kthehet në funksion”.