75 Mall Live Search
14:38 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

KEDS: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në këtë kohë të vështirë

KEDS ka njoftuar se pavarësisht situatës së vështirë me të cilin po përballet vendi, pas pandemisë globale Covid-19, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për qytetarët kosovarë.

“Me të filluar rastet e para të Covid 19 në Kosovë dhe kur OBSh shpalli pandemi globale, tërë menaxhmenti dhe stafi i KEDS u mobilizuan që të japin maksimumin që furnizimi me energji elektrike të jetë stabil në Kosovë dhe mos të mungojë. Puna në KEDS, më shumë se kurdoherë është e një rëndësie të lartë. Është thelbësore për mirë funksionimin e spitaleve, ujësjellësit,  fabrikave që sot prodhojnë pajisje të nevojshme medicinale dhe mbrojtëse, për median që na mbanë të informuar, e poashtu edhe për furnizim me rrymë të pajisjeve elektronike që na mundësojnë komunikimit tonë të përditshëm duke punuar nga shtëpia apo për komunikim me më të dashurit tonë”, thuhet në komunikatën e KEDS.

KEDS ka falënderuar të gjithë punëtorët e saj për angazhimin maksimal gjatë këtyre ditëve.