19:46 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

KEDS rrezikon banorët e Ballocit të Podujevës, vendos shtyllën elektrike buzë rrugës

Vendosja e shtyllave elektrike nga KEDS në vende joadekuate po shkakton frikë dhe panikë te qytetarët e Kosovës.

Banorët e fshatit Balloc të Podujevës nuk po pajtohen me vendosjen e shtyllës elektrike në këtë vendbanim.

Ata kanë dërguar fotografi në redaksinë e Indeksonline ku shihet vendosja e shtyllës fare buzë rrugës së asfaltuar.

Ata thonë se po ndjehen të rrezikuar pasi shtylla është vendos pranë shkollës ku shkojnë fëmijët e tyre.

Po ashtu, sipas banorëve, shtylla e ka zënë edhe trotuarin i cili është i dedikuar për këmbësorët.

Më poshtë pamje të shtyllës elektrike. /Indeksonline/