17:51 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

KEDS tregon arsyen pse pjesa qendrore e Prishtinës ka mbetur pa rrymë

KEDS ka njoftuar se pjesë qendrore e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e prishjes së një nënstacioni, i cili është aset i KOSTT-it.

Sipas tyre, prishja ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe tani pritet që brenda 30 minuta të rikthehet përsëri furnizimi me energji në këtë pjesë, shkruan Indeksonline.

“KEDS njofton se pjesa qendrore e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e prishjes në nënstacionin 110/35 kV, aset i KOSTT-it. Prishja ka ndodhur rreth orës 17:00. Ekipet e KOSTT-it janë duke punuar që të bëjnë transferimin e furnizimit në Transformatorin nr 2. Kjo pritet të ndodhë brenda 30 minutash, kur edhe konsumatorëve pritet tu kthehet energjia”, kanë njoftuar ata./Indeksonline/