KEDS tregon arsyjen e mungesës së rrymës gjatë ditës së sotme
Indeksonline sot ka raportuar se në fshatërat e Podujevës, Llapashticë dhe Gllamnik nuk kanë pasur rrymë për 6 orë.
Por zyrtarë nga KEDS-i kanë treguar se reduktimet po ndodhin për shkak të prishjeve.
“Në Podujevë bëhet fjalë për një kabllo nëntokësore e cila është prishur nga mëngjesi, ekipet janë në terren për ta rregulluar problemin, por se nuk kanë orar të caktuar se kur do të arrihet sanimi meqë prishja është e madhe”, kanë deklaruar nga KEDS.