75 Mall Live Search
22:29 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / MSH

Keidi Bare stërvitet me grupin, gati për derbin kundër Barçës

Keidi Bare u stërvit këtë të enjte me grupin dhe synon të rikthehet në mesfushë në ndeshjen e Espanyolit kundër Barçës në derbin e së dielës.

Shqiptari ishte një mungesë e dukshme në skuadër për ndeshjen e fundit. Statusi zyrtar i tij pozitiv për Covid-19 nuk u bë i ditur, por disa burime treguan në të njëjtin drejtim.

Këtë të enjte, tre ditë më vonë, shqiptari tashmë ka mundur të stërvitet së bashku me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve.