75 Mall Live Search
13:34 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / A. A

Keidi Bare zgjidhet lojtari më i mirë i muajit te Espanyoli

Futbollisti shqiptar Keidi Bare është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit Janar te Espanyoli.

Mesfushori pranoi këtë çmim pas votave nga tifozët e ekipit spanjoll.

Gjatë muajit të kaluar, 23 vjeçari luajti 5 ndeshje në kampionat dhe kupë, shkruan Indeksonline.

Ky është sezoni i parë për Baren te Espanyoli pasi u transferua nga Malaga në Shtator të vitit 2020.

/Indeksonline/