75 Mall Live Search
22:30 / E Diele, 23 Korrik 2023 / AR

Keisi dhe Kristi sqarojnë njëherë e mirë gjërat dhe historia mbyllet

Historia e Keisit dhe Kristit duket se vazhdon të përflitet dhe jashtë shtëpisë së “BBV”. Teksa të dy nisën dhe përfunduan diçka po brenda shtëpisë, një bisedë e fundit para kamerave është bërë dhe jashtë.

Të dy janë në programin “Kepi i Vipave” dhe kanë folur duke e mbyllur njëherë e mirë këtë histori.

“Nuk kisha më asgjë. As “feeling”, tani mos bëj sikur unë po të refuzoj, se nuk është kontekst refuzimi. Nuk ishim për njëri-tjetrin. Nuk kishim shans”, i ka thënë Kristi Keisit. Kjo e fundit u shpreh e zhgënjyer nga ai.