Keisuke Honda rikthehet në futbollin evropian, shikojeni me cilën skuadër ka nënshkruar
Futbollisti i famshëm japonez, Keisuke Honda është rikthyer në futbollin evropian.
Ish-ylli i Milanit dhe disa skuadrave të tjera ka nënshkruar me Vitessen në Holandë.
Mesfushori 33 vjeçar së fundi ishte pjesë e skuadrës australiane, Melbourne Victory.
Honda ka ardhur te Vitesse si lojtar i lirë dhe do të jetë pjesë e skuadrës holandeze deri në fund të sezonit./Indeksonline/
