Keith ‘i vetëm’ në qytetin e dashurisë, shkon atje pa ‘Sasën’

Keith dhe ‘Sasa’ kanë bërë për vete publikun shqiptar.
Dyshja kanë gjetur gjuhën e përbashkët përkundër dallimit në moshë, shkruan Indeksonline.

Shumicën e kohës e kalojnë bashkë duke publikuar për ndjekësit momentet e tyre romantike.
Ndonjëherë largësia i bën që të ‘ndahen’ por që asnjëherë nuk harrojnë njëri-tjetrin.

Së fundmi ‘Sasa’ publikoi një video të Keith i cili gjendet në Francë.
I vetëm pa të në qytetin e dashurisë por aktorja nuk e ka problem.
Ajo ndau këtë video në Instastory-n e saj duke shkruar: Dashuria ime, e vetmja dashuri.
Më këtë po e dëshmojnë se asgjë nuk është më e fortë se dashuria që kanë për njëri-tjetrin./Indeksonline/
