Kejsan Mavriqi bën hap të madh në karrierë, i bashkohet KV Drita

Klubi i volejbollit Drita ka zyrtarizuar sot përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke nënshkruar me lojtarin e ri premtues Kejsan Mavriqi. Vetëm 16 vjeç, Mavriqi konsiderohet një nga talentet më të spikatur të volejbollit kosovar.
Në sezonin e kaluar, ai ishte pjesë e skuadrës së Feniksit, ku ka treguar performanca të mira në pozitën e pranuesit. Kalimi te Drita shihet si një hap i madh në karrierën e tij, duke i ofruar mundësi për zhvillim të mëtejshëm dhe përfaqësim në nivele më të larta.
Nga sezoni i ardhshëm, Mavriqi do të veshë fanellën bardh e kaltër, me pritshmëri të mëdha nga stafi dhe tifozët.
KV Drita i ka uruar mirëseardhje dhe sukses në rrugëtimin e ri: “Suksese në sezonin e ri, Kejsi, na prift e mbara!” 💪
#KVDritaM #DritaFamilja #NewSeason
Dalin në shitje biletat e ndeshjes FC Drita vs Legia
Granit Xhaka konfirmon largimin nga Arsenali përmes një fotografie, sot do të luajë ndeshjen e fundit
Ferati: Presim që përfaqësuesja U17 në hendboll të jetë befasia më e këndshme në Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Greqi
Albert Dabiqaj konfirmon largimin nga Gjilani
E humb betejën me sëmundjen ish-trajneri i Ptishtinës