08:22 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Kejsi i dërgon video mesazh Stresit: Nëse krejt shqiptaria janë kundër teje, unë qëndrojë prapa teje

Ish gruaja e Stresit, Kejsi ka reaguar me anë të një video mesazhi, pasi rep artisti kishte bërë publike problemet e saj shëndetësore që vuan nga dy tumore në kokë.

Ajo ka thënë se e përkrahë Stresin në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ndërsa ka thumbuar një prej konkurrentëve të këtij formati televiziv.

“Një gjë ta kesh të sigurt, edhe sikur të gjithë shtëpinë ta kesh kundër ose të gjithë shqiptarinë, mua gjithmonë më ke mbështetje. Nëse dikush aty ka ardhur nga jashtë pas një muaji e gjysmë për ta luajtur analistin, unë thjesht të kërkoj ty të mos i kthesh përgjigje askujt sepse nuk ke nevojë t’i japësh shpjegime”, ka thënë Kejsi në video mesazhin e saj.

“Kujt po ia nin për skandalet kur për neve flasin portalet, sepse historikisht jemi përfolur, ama kurrë asnjë s’ka ditur të vërtetën”, ka shtuar pos tjerash.