75 Mall Live Search
12:51 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / mp

KEK: Afati për nënshkrimin e kontratave me FMF-në përfundon, më 9 qershor

KEK-u njofton se vetëm edhe 3 ditë pune kanë mbetur deri në përfundimin e afatit për lidhjen e kontratave me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), që është KEK-u sipas vendimit të ZRRE-së.

Të gjithë konsumatorët që nga 1 qershori 2025 kanë kaluar automatikisht në FMF, duhet pa tjetër të formalizojnë marrëdhënien me kontratë deri më 09.06.2025.

Pas kësaj date, KEK-u sh.a. nuk mban përgjegjësi për ndërprerje eventuale të furnizimit. Konsumatorët inkurajohen gjithashtu që të kalojnë sa më parë në kontrata komerciale me furnizues të licencuar.