09:05 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

KEK-KESH, të gatshme për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetikë

Kryesuesi i Bordit të përkohshëm, Hysen Fazliu dhe u.d. i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut sh.a. Luigj Imeri kanë vizituar Korporatën Energjetike Shqiptare, ku janë pritur nga administratori i KESH sh.a. Benet Beci me bashkëpunëtorët.

Në këtë takim është diskutuar për sektorin energjetik me theks të veçantë për prodhimin e energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e të dyja vendeve.

Më tej, të dya palët u dakorduan se pas vënies në punë të linjës së interkonjeksionit 400 kV, janë krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e energjisë elektrike nga KEK-u te KESH-i dhe anasjelltas.

Për më tepër, zyrtarët e lartë të KEK-ut dhe KESH-it janë zotuar se do thellojnë bashkëpunimin në sektorin energjetikë me interes të ndërsjellë.