KEK: Pas 31 gushtit, fillon sanimi i A-3 për kthim në punë

KEK ka dalë me një njoftim rreth statusit aktual të njësisë A-3.
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se konform procedurave dhe praktikave inspektimi i njësisë A-3 pritet të përfundojë më 31 gusht, 2022 dhe menjëherë do të fillon sanimi i kësaj njësie për kthim në punë.
“Përndyshe përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot kemi arritur të sigurojmë rreth 70 % të energjisë si zënvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3”, thuhet në fund të njoftimit të KEK-ut.