KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sistemit energjetik
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se Njësia B2 ka përfunduar me sukses sanimet dhe ekzaminimet e planifikuara të pajisjeve kryesore dhe tashmë është rikthyer në operim.
Sipas njoftimit zyrtar, Njësia B2 është startuar dhe sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit të energjisë elektrike dhe stabilitetin e sistemit në vend.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia B2 ka përfunduar me sukses sanimet dhe ekzaminimet e pajisjeve kryesore, sipas planit dhe dinamikës së parashikuar. Njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik” thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Korporata ka falënderuar stafin teknik dhe punonjësit për profesionalizmin dhe angazhimin e tyre, të cilët mundësuan rifillimin e operimit të Njësisë B2 pa vonesa dhe në përputhje me standardet më të larta operacionale.
Ky është njoftimi i plotë:
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia B2 ka përfunduar me sukses sanimet dhe ekzaminimet e pajisjeve kryesore, sipas planit dhe dinamikës së parashikuar. Njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.
Ky rezultat dëshmon përkushtimin e KEK sh.a. për operim të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm të kapaciteteve prodhuese, si dhe aftësinë e ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të domosdoshme në kohë optimale.
KEK sh.a. falënderon stafin teknik dhe punonjësit për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhur, të cilët mundësuan rifillimin e operimit të Njësisë B2 pa vonesa dhe në përputhje me standardet më të larta operacionale.
Korporata mbetet e angazhuar për të garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe besueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

