KEK-u e anulon tenderin për shitjen e 300 mijë tonëve qymyr (Dokument)
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e ka anuluar tenderin për shitjen e qymyrit.
Anipse KEK-u për shitjen e qymyrit kishte vendosur me procedura me oferta të mbyllura për publikun dhe me negocim, prapë e ka anuluar tenderin.
Vlera e paraparë sipas njoftimit në Komisionit rregullativ të prokurimit publik (KRPP) është mbi 15 milionë euro.
Sipas të dhënave në dosjen e tenderit për këtë procedurë është paraparë që të shiten 300 mijë tonë qymyr dhe t ketë në menxhim një kompani me vlerën 15,965.400.00.
Në ndër kohë zëdhënësi i KEK-ut Skender Bucolli ka thënë se procedura e shitjes bëhet me oferta publike të mbyllura-SHITJE të ASETEVE përmes Ofertimit Publik.
Sipas tij arsyeja e anulimit të këtij aktiviteti ëhstë bërë faktin se nuk kanë pranuar asnjë ofertë.
“Ky Aktivitet i Prokurimit është zhvilluar konformë Procedurës së Hapur përmes ofertimit publik, ndërsa herën e kaluar kemi perdorur me nje rast edhe procedure me Ankand Publik”, tha Bucolli. /Indeksonline/