KEK-u fillon përforcimet, bën goditjen e parë
Skuadrat e IPKO Superligës së Kosovës në futboll janë në pushim, por zyrtarët e tyre po punojnë për të siguruar përforcimet që i synojnë.
Befasia e parë vjen nga KEK-u, skuadër e cila në stinorin vjeshtor kishte probleme te mëdha financiare, por duket në stinorin pranveror do të jetë më mirë.
“Elektricistët” i kanë siguruar shërbimet e futbollistit të njohur, Isa Eminhazri dhe ai është transferimi i parë i tyre.
Eminhaziri më parë ka luajtur edhe për Feronikelin e Gjilanin, ndërsa nga sot është pjesë e skuadrës nga Kastrioti.