21:25 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / A. A

Kek-u gëzon punëtorët me rrogën e 13-të

Korporata Energjetike e Kosovës – KEK, ka shpërblyer punëtorët e vet për punën gjatë vitit 2020.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që mijëra punëtorë kanë pranuar nga 300 euro shpërblim si pagë të 13-të.

Nuk është hera e parë që ‘elektricistët’ u shpërblyen këtë vit.

Për shkak të sakrificës, duke dalë në punë edhe në kushte të pandemisë Covid-19, KEK-u edhe në mars kishte ndarë poashtu nga 300 euro.

/Indeksonline/