11:22 / E Martë, 31 Mars 2020

KEK-u në mesin e institucioneve që janë në ballë të përpjekjeve në kohën e gjendjes emergjente për shkak të përhapjes së virusit Korona

Korporata Energjetike e Kosovës në mesin e institucioneve që janë në ballë të përpjekjeve në kohën e gjendjes emergjente për shkak të përhapjes së virusit Korona.

Menaxhmenti bashkë me punëtorët janë duke bërë përpjekjeve që edhe në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, të sigurojnë prodhim të pa ndërprerë të energjisë dhe qymyrit nga dy termocentralet dhe mihjet. 

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka bërë të ditur se nga data 10 mars, kanë ndërmarrë të gjitha masat duke u bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e ndërlidhura  nga Qeveria e Kosovës.

Një nga masat e marra nga KEK-u, është dezinfektimi i rregullt i hapësirave në të gjitha njësitë prodhuese dhe po ashtu në autobusët që transportojnë punëtorët. Me tej, jane liruar stafi me probleme shëndetsore, është reduktuar qëndrimi në hapsira të përbashkëta. Si dhe  stafi jo kritik për prodhim është obliguar të jenë në gjendje gadishmërie duke mundësuar që të gjitha operimet dhe proceset  në të gjitha njesitë të funksionojn pa asnjë pengesë 

 Z. Thaci, ka bërë të ditur se Komiteti i sigurisë që ekziston në kuadër të KEK-ut ka takime të vazhdueshme me shtabet emergjente nëpër njësitë e korporatës, ku janë të angazhuar 80% e punëtorëve, që po punojnë me orar të zgjatur me qëllim të respektimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. 

”Vështirësitë fillestare i kemi pasur me furnizim me pajisje higjienike siç janë: maskat, alkooli, dezinfektuesit dhe gjërat tjera, mirëpo në këtë kohë që po flasim i kemi furnizuar të gjithë dhe nuk kemi probleme për shkak të këtyre pajisjeve. Në radhë të parë ne jemi të vetëdijshëm që kryesorja është shëndeti dhe jeta e të gjithë punëtorëve tanë, po ata pa marrë parasysh situatës, janë të gatshëm të sakrifikojnë dhe punojnë, duke e ditur që prodhimi i energjisë elektrike është jetik për të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos në situatën në të cilën po kalojmë. Falënderoj të gjithë punëtorët e KEK-ut, të cilët pa dallim janë të angazhuar maksimalisht që prodhimi i energjisë elektrike të mos ndalet. E kam për borxh ta falënderoj një punëtor pa përmend emrin që edhe pse ka qenë me diabet, vullnetarisht ka ardhur në punë, pasi ka dashur t’u bashkëngjitet shokëve të tij, duke e ditur që vendi i tij i punës është shumë i rëndësishëm për prodhimin e energjisë elektrike”.

Në të dy termocentralet dhe mihjet e KEK-ut, punëtorët janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme.

 Ata kanë shprehur gatishmërinë që të punojnë edhe në këtë kohë për të siguruar prodhim të energjisë. 

Në këtë kohë pandemie është vështirë të punohet, por megjithatë produkti jonë është esencial për qytetarin e Kosovës dhe me vullnetin tonë do ta bëjmë maksimumin për të pasur energji elektrike. Shpresoj të kaloj sa më shpejt ky virus dhe ti kthehemi normalitetit në Kosovë. Menaxhmnenti i KEK-ut na ka pajis me të gjitha pajisjet e nevojshme, duke filluar me dorëzat, maskat, dezinfektuesit, të gjitha i kemi. Faleminderit. Shpresoj të kaloj sa më shpejt ky virus dhe t’i kthehemi normalitetit”, deklaroi, Isuf Xhemajli, elektricist kujdestar në TC Kosova A.

“Është mobilizuar dhe është angazhuar që kjo njësi prodhuese të prodhoj energji elektrike me kapacitet maksimal, falë angazhimit të punëtorëve, të cilët janë duke e bërë të pamundurën që Kosova të siguroj energji elektrike. I gjithë menaxhmenti i KEK-ut është në gatishmëri dhe ka angazhuar të gjitha kapacitetet e tyre në mënyrë që së pari të kemi parasysh sigurinë e punëtorëve, duke pasur parasysh pandeminë e cila është duke u përhapur, pastaj sigurimin e energjisë elektrike për të gjithë ata që kjo energji është shumë e domosdoshme, për të gjitha institucionet relevante e me theks të veçantë doktorët apo mjekët të cilët janë në vijën e parë të frontit gjatë kësaj kohe”, tha Arben Avdiu, drejtor operativ në TC Kosova B.