KEK:Kthehet në operim blloku A5

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se është kthyer në operim blloku A5.
Sipas njoftimit të KEK-ut, blloku A5 është kthyer në operim pas fazës testues dhe pas përfundimit të remontit.
“Pas fazës testuese njësia A-5 është rikthyer në operim- Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ju njofton se njësia A5 pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, kjo njësi është rikthyer në operim sot pas mesnate me datë, 21.05.2023. Sot në operim ka tri njësi të TC-A dhe një njësi të TC-B-së.” – thuhet në njoftimin e KEK-ut në Facebook.
Para një jave ky bllok kishte rënë nga operim pak ditë pasi u njoftua se ishte kthyer në operim.