13:03 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kelly, thotë se ndihej e padukshme për shkak të Beyonces: Ishte një situatë e vështirë!

Kelly Rowlandi u kthye pas në kohë për të kujtuar kohën kur ishte pothuajse e padukshme për shkak të Beyonces. Gjatë një episodi të The Voice Australia – ku është pjesë e jurisë – Rowlandi këshilloi një prej konkurrentëve, Chris Sebastianin, i cili u shpreh se ndihej i lënë në hije për shkak të vëllait të madh, Guy Sebastian, ky i fundit këngëtar tepër i njohur në Australi.

“E di si ndihesh. Mund ta imagjinosh si është të jesh në një grup me Beyonce-n? Unë thjesht torturoja veten në kokë. Nuk mund ta vishja një fustan sepse do thonin ‘dukesh si Beyonce’. Ose nuk mund të kisha një këngë sepse tingëllonte si Beyonce. Njerëzit do të krahasojnë gjithsesi.”

Më pas shtoi, “Do të të gënjeja nëse do të thoja që s’më ka shqetësuar kurrë. Është budallallëk. Për një dekadë të tërë, të jem plotësisht e sinqertë, ishte një situatë e vështirë. Më rëndonte mbi supe.”

Rowlandi nisi të performonte fillimisht me grupin “Girl’s Tyme” në 1990, grup që 1997 u transformua në “Destiny’s Child”. Grupit iu bashkua Michelle Williams, më 2000 duke krijuar treshen e famshme që njohim të gjithë. Pas disa hiteve dhe dy fitoreve Grammy, “Destiny’s Child” u shpërbë më 2006, ndonëse u bashkuan në ngjarjen historike të 2018-s, ku Beyonce surprizoi fansat në Coachella.

Nuk është hera e parë që Rowlandi flet për krahasimin që njerëzit i bëjnë me Beyoncen. Ajo ka theksuar më parë se nuk po përpiqet të ketë karrierën e saj. “Nuk bëhet fjalë që të arrij nivelin e saj, por të arrij nivelin tim”, tha ajo në 2013-n në Russ Parr Morning Show. “Bota do të ishte e mërzitshme nëse do të bënim të gjithë të njëjtën gjë. Nuk dua të jem në nivelin e Beyonce-s. Unë dua gjënë time dhe kur njerëzit krahasojnë, është çmenduri”, tha ajo.