75 Mall Live Search
13:32 / E Martë, 14 Janar 2025 / S Z

Kelmendi: Do të angazhohem për një të ardhme më të mirë për bizneset dhe punonjësit në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Egzon Kelmendi ka takuar puntorët e ETC-së në Gjakovë. Kelmendi gjatë kësaj vizite ka thënë se mbështetja dhe besimi i tyre, janë motivi kryesor për angazhim dhe për të vazhduar punën, për një të ardhme më të mirë për bizneset dhe punonjësit në Kosovë.

“Sot pata kënaqësinë t’i takoja kolegët dhe punëtorët e përkushtuar të ETC-së në Gjakovë. Mbështetja dhe besimi i tyre janë motivi kryesor për angazhimin tim për të vazhduar punën për një të ardhme më të mirë për bizneset dhe punonjësit në Kosovë. Përkushtimi i tyre është dëshmi e vlerave të punës së palodhur dhe bashkëpunimit që ndërton suksese të qëndrueshme”, ka thënë Kelmendi.