15:36 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Kelmendi e quan të paaftë Qeverinë Kurti: Serbët inskenuan krizë në veri

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka adresuar kritika ndaj Qeverinë në detyrë duke thënë se paaftësia e saj, vendosja e reciprocitetit të pamenduar dhe mos koordinimi me SHBA, mund t’i kushtojë Kosovës me rreziqe në pjesën veriore.

Ai në një postim në Facebook shkruan se serbët inskenuan krizën humanitare shëndetësore për t’i lejuar hyrjen e personelit shëndetësor, ndërkohë që institucionet e Kosovës nuk vepruan mjaftueshëm duke e ditur se edhe ajo pjesë e vendit ka nevojë të trajtohej në betejë me masat ndaj pandemisë COVID 19.

“Mos harroni po të ishin pranuar kërkesat e SHBA-ve, ne do luftonim pandeminë në tërë territorin e Kosovës, në formë ta barabartë dhe kjo tentativat e serbëve lokal për improvizime krizash do të binin në ujë”, shkruan Kelmendi.

Postimi i plotë:

Pazotësia e Qeverisë në detyrë, Reciprociteti i pamenduar, mos koordinimi me SHBA-të, mund t ë na kushtojnë me rreziqe në veri të shtetit!

Rreziku nga organizimi i ri politik në Veriun e Kosovës duke inskenuar krizat humanitare, shëndetësore dhe mungesës së artikujve themelorë

Serbët ja dolën të inskenojnë Krizën humanitare shëndetësore për ti lejuar hyrjen e personelit shëndetësor. Në anën tjetër institucionet tona nuk vepruan mjaftueshëm duke e ditur se edhe ajo pjesë e Kosovës ka nevojë të trajtohej në betejë me masat ndaj pandemisë globale të COVID 19.

Është dashur që ajo pjesë të furnizohej me mjete adekuate për testim (të hapet qendra e marrjes së mostrave) dhe tu mundësohet qytetarëve testim i nevojshëm, e jo të lejojmë zgjidhje në rrugët ilegale (për çfarë ata janë mjeshtër) për të udhëtuar në Beograd. Mungesa e këtyre masave me kohë ka bërë që institucionet tona të Prishtinës zyrtare (për ta ruajtur edhe fytyrën për konsum të bredshëm) të japin leje për ndërhyrje të personel it mjekësorë, sigurisht edhe me presion ndërkombëtarë. Por këtu së pari kem të bëjmë me pazotësi të krerëve tonë institucional. Minimalisht, në momentin që është parë padëgjueshmëria serbe në atë pjesë, ose është dahur veprim shtetëror ose ministrat në detyrë Vitia dhe Sveçla ti bëjnë thirrje legjitime mjekëve serb që të ndihmojnë në trajtim paceintësh në atë pjesë. Pse e them këtë… Po, sepse, kjo e dyta ndodhi, fatkeqësisht, por as pa u pyetur fare Prishtina zyrtare

Mos të harrojmë padegjueshmërinë qytetare në veri të shtetit që ndodhë në vazhdimësi. Kësaj po i shtohet edhe ndalimi i levizjës së lirë jashtë kufinjëve të Kosovës. Mos të harrojmë edhe prezencën dhe ndikimin e Qeverisë së Serbisë tek qytetarët militant. Por, në këtë mes duhet të kemi parasysh se edhe qëndrimet e LVV-së ndajë pakicës militante (edhe pse të drejta) do të tentohet të përfitohet krijimi i përshtypjes se pom ndodh ë bllokim i qëllimtë politikë dhe bashkësia ndërkombetare gjithnjë i merr me seriozitet këto shqetësime dhe mbështet kërkesat qytetare.

Duhet kuptuar edhe deklarimi i qartë i KFOR-it, se janë prezent për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe mundë të ndikoj në hapjen e ndonjë kufiri gjë që mundëson qarkullimin e lirë të medikamenteve, stafit mjekësorë dhe mjeteve të transportit shëndetësorë. Krahas këtyre edhe të produkteve ushqimore dhe të tjera pa reciprocitet dhe kjo pastaj do të rrënoj tërësinë territoriale dhe organizimin shtetërorë të Kosovës.

Duhet kuptuarë se përfaqësimi i firmave të prodhuseve të Serbisë është në duartë e bizneseve në pjesët tjera të Kosovës, e kjo mundë të jetë edhe një shkas i krijimit të përshtypjes se kriza e ushqimeve është vështirësuar atje.

Një skenar i tillë ishte tentuar të ndodhte edhe në kohën e ish-kryeministrit tani të ndjerë Bajram Rexhepi. Por, at ëherë në bashkëpunim më Qeverinë Rexhepi, grupi ‘Elkos …’ me infrastrukturën e vet të fuqishme distributive dhe në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës ja kishim arritur të distribuonim mallrat në të gjitha marketat në veri të shtetit, me çrast edhe Bashkësia Ndërkombëtare në pak ditë, ishte bindur se Kosova ka kapacitete dhe vullnet politik për të trajtuar të gjithë qytetarët e saj me shtrirje në të gjitha aspektet jetësore, përfshirë edhe aspektin ekonomik. Nisur nga kjo, Qeverisë në detyrë i sygjerojë që të hiqet Reciprociteti dhe pengesa kryesore që kërkojnë SHBA-të, në mënyrë që të ruhet pjesa veriore. Mos harroni po të ishin akceptuar kërkesat e SHBA-ve, ne do luftonim pandeminë në tërë territorin e Kosovës, në formë ta barabartë dhe kjo tentativat e serbëve lokal për improvizime krizash do binin në ujë!